
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar pas rikthimit të tabelës me mbishkrimin me gjuhën shqipe duke akuzuar VLEN-in se po vrapron t’i rregullojë vetëm pasi kapet në flagrancë nga opinioni, shkruan Top24
Kanë kaluar më shumë se dy vite qeverisje, ndërsa institucionet, hap pas hapi, po çmontojnë të drejtat e shqiptarëve të garantuara me ligj. E VLEN-i? Vrapon t’i rregullojë vetëm pasi kapet në flagrancë nga opinioni.
Por poshtërimi nuk ndalet këtu. Edhe kur detyrohen ta vendosin gjuhën shqipe pas presionit publik, e vendosin me gabime, pa respektuar as drejtshkrimin elementar.
VLEN-i sot nuk i mbron të drejtat e shqiptarëve , lutet te padronj për të zevendësuar tabelat joligjore po me gabime të mëdha gjuhësore!
E populli e thotë: Kush e ha turpin për bukë, s’ngopet kurrë!



