LajmeMaqedoni

Virozat e stomakut më të shpeshta gjatë verës

Si zakonisht temperaturat e larta gjatë muajve të verës sjellin edhe probleme të ndryshme shëndetësore. Më të prekurit janë fëmijët edhe atë kryesisht janë me viroza të stomakut, mirëpo sipas mjekëve pediatër, ditëve të fundit është ulur numri i të prekurve nga këto viroza të cilët po kërkojnë ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë.

“Për momentin është ulur numri i pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë në repartin e e sëmundjeve të fëmijeve pranë Spitalit të përgjithshëm të Kumanovës, numri i pacientëve aktual arrinë në 50, fëmijët kryesishtë janë me virozë të stomakut, temperaturë të lartë, alergji nga pickimet e insekteve të ndryshme. Gjithashtu kemi fëmijë që kthehen nga pushimet verore por natyrisht edhe fëmijë të bashkëatdhetarëve tanë që kanë ardhur në vendlindje për pushime verore.”, – theksoi mes tjerash, Dr. Margica Arsovska nga spitali i përgjithshëm në Kumanovë.

Kryeshefja e repartit të sëmundjeve të fëmijëve, apelon deri tek qytetarët që ti kushtohet rëndësi më e madhe higjienës gjatë periudhës së verës, të konsumohen sasi më e mëdha e lëngjeve si dhe të përdoret ushqim i freskët dhe i balancuar.

“Në rend të parë duhet ti kushtohet rëndësi higjienës duke pastruar duart para dhe pas ngrënies, qytetarët të hanë ushqime më të lehta dhe më të balansuara, të piejnë sa më tepër lëngje, sidomos ujë. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe preferohet edhe konsumimi i probiotikëve por megjithatë rëndësi ti kushtohet ushqimit”, – deklaroi Dr. Margica Arsovska.

Numër i konsiderueshëm i pacientëve respektivisht i fëmijëve me simptoma të lartëtheksuara janë paraqitur edhe në ambulancat private tek mjekët amë, të cilët sipas informacioneve janë trajtuar në mënyrën më adekuate e profesionale gjatë shërimit të të njejtëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close