LajmeMaqedoniTopLajm

Nuk punon i vetmi PET skaner shtetëror në RMV, pacientët me kancer paguajnë deri në 1.300 euro

I vetmi PET-skaner shtetëror në Maqedoninë e Veriut nuk është në funksion. Pacientët me kancer përballen me shpenzime të mëdha për të kryer PET-skanimin në klinikat private, ku për këtë procedurë paguajnë 1.300 euro. Nuk dihet se deri kur do të zgjasë problemi.

“Informojmë se bëhet fjalë për problem në prodhimin e radioizotopeve. Serviseri i autorizuar po punon intensivisht për zgjidhjen e këtij problemi dhe janë ndërmarrë të gjitha hapat që ciklotroni sa më shpejt të vihet në funksion. Njëkohësisht sqarojmë se gjatë viteve të fundit nuk është respektuar protokolli për mirëmbajtjen parandaluese të pompës së difuzionit, pastrimin e saj dhe ndërrimin e vajit çdo pesë vjet”, deklaroi për Slloboden Peçat drejtoresha e Institutit Universitar për Tomografi me Emision Pozitroni (UI PET), Nevena Manevska.

Për pacientët me kancer, PET-skanimi është i nevojshëm për përcaktimin e fazës së sëmundjes, planifikimin e radioterapisë ose kimioterapisë, monitorimin e efekteve të trajtimit të aplikuar dhe përcaktimin e vendit për biopsi.

Që para një muaji, pacientët nisën të ankoheshin se nuk mund të merrnin këtë shërbim jetik për ta në shëndetësinë publike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close