LajmeMaqedoniTopLajm

Spasovski nga Kumanova: Dilni në votim është sigurt, zgjidhni siguri

Bartësi i i listës  nga NJZ 2 i koalicionit “Mundemi” Oliver Spasovski,  sot prej para kompleksit sportiv  “Sokolana” nga Kumanova, ka apeluar te qytetarët të dalin në votim, sepse është sigurt.

Ai tha se të gjithë janë para përgjegjësisë të ruhet  gjithçka që është siguruar  në tre vitet e fundit dhe se duhet të vazhdohet  nëpër rrugën e drejtë.

Në deklaratë për mediat, Spasovski theksoi se  janë siguruar paga të sigurta dhe pensione, perspektiva për të rinjtë, integrime të sigurta euroatlantike, duke shtuar se  rruga e drejtë do të thotë siguri.

Spasovski shton se vijojnë kohë specifike në të cilat do të duhet të vazhdohet  me kujdes për shëndetin,  sepse, siç theksoi, sot e udhëheqin njerëz përgjegjës, vijojnë edhe kohë specifike në ekonomi, për të cilën,  shtoi,  gjithashtu nevojiten njerëz përgjegjës  të cilët kanë treguar se çka do të thotë  mbrojtje e investimeve, biznesit dhe kulmit mbi kokë.

Bartësi i listës  theksoi se  munden  edhe më shumë dhe më mirë në periudhën që vijon. am/sa/

Related Articles

Back to top button
Close
Close