Pas një ore që pedagogët dhe studentët qëndruan para Kryeministrisë, ata kanë vijuar marshimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt Ministrisë së Arsimit.
Pedagogët kanë bojkotuar mësimin për të mbështetur studentët në kërkesat e tyre si dhe janë kundër dhunës që po bëhet ndaj të rinjve.
Te Ministria e Arsimit bashkohen edhe protestues të tjerë, aty ku zakonisht ka dhe përplasje mes tyre dhe policisë.
Sot është dita e dytë e marshimit paqësor nga ana e pedagogëve, ndërkohë shënohet dita e nëntë e protestës e cila ka qenë e dhunshme.


