Jo vetëm sanksionet e paprecedentë, Manchester City mund të detyrohet të ndryshojë pronësi

Çështja Manchester City ka bërë që një qytet i tërë të mbajë frymën; pjesa e kuqe e tij shpreson në sanksione epokale, kurse pjesa tjetër ëndërron ndëshkimin më të lehtë të mundshëm.

Të gjithë kësaj i shtohet skenari i zbuluar nga presidenti i IFR (Investment Firms Regulation) David Kogan, që qartësoi fuqinë e organizimit të kontrollit, mes të cilave është mundësia për t’i kërkuar një pronari të largohet nga klubi nëse ai e menaxhon në mënyrë jo të përshtatshme, jo të barabartë apo jo korrekte.

Me fjalë të tjera, situata e Manchester City është shqetësuese edhe alarmante, me një skuadër që po fluturon në Premier League pavarësisht largimit të Guardiolës dhe ‘shpatës së Demokleut’ që ka mbi kokë e lamtumirës nga futbolli i rëndësishëm.