
Chelsea ka gjetur përforcimin e ri për krahun e majtë të mbrojtjes, pas vendimit për të siguruar një alternativë për Marc Cucurellan.
Klubi londinez ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit spanjoll Pep Chavarría nga Rayo Vallecano, i cili kërkohej prej kohësh nga Xabi Alonso.
28-vjeçari pritet të firmosë një kontratë afatgjatë me “Blutë”, ndërsa klubet janë duke përgatitur dokumentacionin për finalizimin e marrëveshjes.
Sipas raportimeve, Chelsea do të paguajë rreth 19 milionë euro si tarifë fikse për kartonin e lojtarit, ndërsa marrëveshja mund të arrijë në 21 milionë euro me përfshirjen e bonuseve.
Chavarría ka spikatur në La Liga me paraqitjet e tij te Rayo Vallecano, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha falë aftësive të tij në të dyja fazat e lojës.
Transferimi i tij shihet si një lëvizje strategjike nga Chelsea për të rritur konkurrencën në krahun e majtë, ku Cucurella ka qenë zgjedhja kryesore, por londinezët kërkojnë më shumë alternativa për një sezon të gjatë.



