
Marrëveshje s’ka akoma, por takimet mes kreut të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku po vazhdojnë.
Edhe sot, raportohet se dyshja do të kenë një diskutim tjetër, për çështjen e presidentit, transmeton Klankosova.tv
Deri më tash nuk ka ndonjë njoftim zyrtar, megjithëse dy palët kanë lënë të kuptohet se do të ketë takimet të tjera.
Ndryshe, sot në 23:59, përfundon afati kushtetues për konstituim të Kuvendit të Kosovës.
Ky proces nuk u përmbyll siç pritej, në paraditen e 6 gushtit, pasi Kurti kërkoi kohë shtesë për t’u marrë vesh me Lidhjen Demokratike të Kosovës për pozitën e shefit të shtetit.



