
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, para seancës konstituive ka deklaruar se partia po përpiqet vazhdimisht për t’i shmangur zgjedhjet e reja.
Para mediave, ai shtoi se në diskutimet me VV-në, po përpiqet që të përfaqësohen bindjet e LDK-së, transmeton klankosova.tv.
“Përderisa përpiqemi, takohemi, mbesim të vetmit që duam t’i shmangim zgjedhjet e reja. Të gjithë ata që na kritikojnë, s’e kuptojnë pse po takohemi, çfarë qëllimi kemi, besoj që na kërkojnë të shkojmë në zgjedhje të reja edhe një herë. Shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme edhe një herë, është dëmi më i madh që i bëhet Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.



