
Përmes postimit në rrjetet sociale, klubi i Vllaznisë ka zbuluar rivali e radhës, ndërsa po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri 2026-2027.
Ekipi shkodran i drejtuar nga Edi Martini, do të përballet ndaj Tërbunit të Pukës, e planifikuar më datën 8 gusht, ora 17:30, stadiumi “Ismail Xhemali” (Pukë).
Nëse i referohemi dy miqësoreve të fundit, Vllaznia ka treguar paraqitje bindëse, 3:0 kundër Laçit dhe 4:0 karshi Burrelit.
Megjithatë, në Kupat e Europës, ata u eliminuan që në raundin e parë karshi Malishevës, madje me rezultat të thellë.



