LajmeSport

Gianfranco Zola kthehet te Italia, Malagò: Do të koordinojë projektet e të rinjve

Gianfranco Zola kthehet te Italia në rolin e koordinatorit të projekteve të aktiviteteve të të rinjve. Ai që e konfirmoi këtë ishte vetë presidenti i FIGC, Giovanni Malago përmes një interviste telefonike me agjencinë italiane të lajmeve ANSA.

Në një komunikatë zyrtare të e saj, FIGC thekson se presidenti Malago dhe Drejtori Teknik Claudio Ranieri këmbëngulën që Zola të marrë këtë rol për të kompletuar kuadrin e strukturës federale, një rol që mbikëqyr zhvillimin e të gjitha kombëtareve italiane

Në këtë mënyrë, Gianfranco Zola që ka stimuluar impenjimin e futbollistëve të rinj në Serie C, do të veshë sërish fanelën e Kombëtares italiane ose më mirë të themi të të gjitha ekipeve kombëtare të Italisë, duke qenë se fusha e veprimit të tij do të jetë më i gjerë dhe ai do të përqendrohet në ndërtimin e filialeve kombëtare të të rinjve së bashku me koordinatorin teknik, Maurizio Viscidi.

‘Karizma, përgatitja dhe impenjimi i tij me të rinjtë që ka treguar në këto vite ne Lega Pro përfaqësojnë bazën më të mirë për të ndërtuar të ardhmen tonë-tha Malago-e falënderoj sepse pranoi me entuziazëm, disponibilitet dhe përgjegjësi këtë detyrë. Me Ranierin, Mancinin dhe Zolan duam krijojmë një perspektivë të re për futbollin italian’

Related Articles

Back to top button
Close
Close