
Një studim i ri ka zbuluar një lidhje shqetësuese mes konsumimit të duhanit dhe shëndetit mendor. Sipas hulumtimit, duhanpirësit mund të kenë rrezik dukshëm më të lartë për zhvillimin e depresionit dhe skizofrenisë.
Ekspertët nga Universiteti i Bristolit kanë analizuar të dhëna nga më shumë se gjysmë milioni persona dhe kanë arritur në përfundimin se pirja e duhanit lidhet me një rritje të ndjeshme të mundësisë për probleme të shëndetit mendor.
Ky studim i shtohet numrit të madh të kërkimeve që tregojnë ndikimet negative të duhanit në organizëm, duke nënvizuar se pasojat e tij nuk kufizohen vetëm te sëmundjet fizike, por mund të ndikojnë edhe në mirëqenien psikologjike.
Ekspertët theksojnë rëndësinë e ndërgjegjësimit për rreziqet e duhanit dhe ndikimin që ai mund të ketë në shëndetin e përgjithshëm të njerëzve.



