LajmeRajon

Pacolli dënon sulmin ndaj familjes Berisha në Zveçan: Kthimi i qytetarëve nuk do të ndalet

Ministrja në detyrë, Fitore Pacolli, ka dënuar sulmin ndaj shtëpisë së familjes Berisha në Zveçan, duke e cilësuar si akt të papranueshëm që synon të krijojë frikë dhe pasiguri.

Pacolli tha se familja Berisha është përfituese e projektit të Qeverisë së Kosovës për rindërtimin dhe renovimin e shtëpive, ndërsa theksoi se sulme të tilla nuk do ta pengojnë kthimin e qytetarëve në pronat e tyre.

Ajo ka kërkuar nga organet kompetente që rasti të zbardhet sa më shpejt dhe autorët të dalin para drejtësisë.

Postimi i plotë:

Asnjë akt barbar nuk do ta ndalë kthimin e qytetarëve në shtëpitë e tyre në veri!

Dënoj ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj shtëpisë së familjes Berisha në Zveçan. Ky është një akt i papranueshëm që synon të krijojë frikë dhe pasiguri te familjet shqiptare që po rikthehen në pronat e tyre.

Familja Berisha është përfituese e projektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rindërtimin dhe renovimin e shtëpive. Sulme të tilla janë përpjekje për të penguar zbatimin e politikave shtetërore që garantojnë të drejtën e qytetarëve për t’u kthyer dhe jetuar në pronat e tyre.

Këto sulme qyqare nuk do të ndalin as kthimin e familjeve dhe as zbatimin e projektit. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të vazhdojë me përkushtim realizimin e këtij programi, në çdo pjesë të Republikës së Kosovës.

Ftoj organet kompetente që ta zbardhin sa më parë këtë rast dhe autorët e këtij sulmi të përballen me drejtësinë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close