BotaLajme

Aeroporti i Stambollit arrin shifrën më të lartë të pasagjerëve në Turqi dhe Evropë

Aeroporti i Stambollit shërbeu një rekord prej 289.260 pasagjerësh të shtunën, tha ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloglu.

 

Ai tha në një deklaratë me shkrim se aeroporti vendosi një rekord të ri pasagjerësh më 1 gusht.

 

“Aeroporti i Stambollit arriti numrin më të lartë të numrit të pasagjerëve ditor të të gjitha kohërave në Turqi dhe Evropë”, tha Uraloglu duke shtuar se “Me këtë shifër aeroporti ynë i Stambollit vendosi rekord të ri”.

 

Uraloglu njoftoi se aeroporti vazhdon të rritet në rëndësi strategjike në aviacionin ndërkombëtar.

 

Ai tha se Aeroporti i Stambollit renditet ndër aeroportet kryesore në botë për shkak të kapacitetit, infrastrukturës së fortë dhe cilësisë së shërbimit.

 

“Ky rekord i ri tregoi edhe një herë se aeroporti ynë ka forcuar më tej pozicionin e tij si një qendër globale e transfertave”, tha Uraloglu.

Related Articles

Back to top button
Close
Close