LajmeMaqedoniSport

SHKËNDIJA BOX solli spektaklin e boksit në Tetovë : Turneu Ndërkombëtar “Tetova n’Festë” solli duele të forta dhe shpalli kampionët e mbrëmjes (FOTO)

Në kuadër të ditëve festive që po zhvillohet në Tetovë, me mbështetje të kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, klubi i Box-t “Shkëndija” nën menaxhimin e trajnerit Jusuf Hashimi solli spektakël të pa parë deri tani në sheshin “Iliria”

Arena e boksit në Tetovë u shndërrua në qendrën e sportit luftarak, ku u zhvillua me sukses Turneu Ndërkombëtar i Boksit “Tetova N’Festë”, një manifestim që mblodhi boksierë dhe delegacione nga disa vende të rajonit.

Ftesa zyrtare për pjesëmarrje u ishte dërguar federatave të boksit të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Shqipërisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Në këtë manifestim të jashtëzakonshëm në ring u ngjitën 18 boksierë, të cilët zhvilluan gjithsej 9 duele, duke dhuruar një mbrëmje të mbushur me emocione, rivalitet sportiv dhe cilësi të lartë boksi, shkruan Top24

Në turne morën pjesë boksierë të reprezentacioneve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi, ndërsa aktiviteti u delegua dhe u mbikëqyr nga zyrtarët e Federatës së Boksit të Maqedonisë së Veriut,  moderimin e aktivitetit e bëri gazetari i njohur i sportit Shaban Sinani, i cili udhëhoqi ceremoninë dhe programin e mbrëmjes.

Në fund të turneut u shpallën edhe laureatët më të dalluar:

  • Boksieri më i mirë i turneut: Muharem Muaremi
  • Boksieri më i mirë i grupmoshave të reja: Ilir Selmani
  • Boksieri më i mirë nga jashtë: Enes Rehmati
  • Tekniku më i mirë: Semi Elmazi
  • Dueli më i mirë: Donjet Ramani – Denis Hysenlikaj
  • Trajneri më i mirë: Bashkim Gjana
  • Referi më i mirë u shpall trajneri nga Bullgaria

Në program u zhvilluan 9 duele kryesore, me përballje të nivelit ndërkombëtar, të cilat u pritën me interes të madh nga publiku dhe dëshmuan se boksi në rajon vazhdon të prodhojë sportistë me cilësi të lartë.

Turneu “Tetova N’Festë” konfirmoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit sportiv ndërmjet vendeve të rajonit dhe promovoi frymën e garës së ndershme, miqësisë dhe respektit në sport.Top24

Meçet kryesore
Junior 2010-2011 (U 17)
Këndi i kuq Këndi i kaltërt Rezultati FITUESIT

1. Cvetelin tringov Bug Elton gashi Shqipëria 46 kg (2-1) BUG
2. Ilir selmani  SHK.BOKS Mkd

Mateja kojovic C Gora 54 kg (3-o) Shkëndij a boks

3. Emil Angelov bug Enes Rehmati Shqip 54 kg (1-2) Shqipëria
4. Nikola Daskov Bug Omar Bahovic C.Gora 60 KG (3-0) Bug
5. Georgi a. Filipov Bug Vasilie Bugarin C Gora +80 (0-3) Mali I Zi

Youth senior 2008- 2009 ( U-19)
6. Semi Elmazi Shkëndija boks Mkd – Kenan Bilali Fajter ileri Mkd 60 kg (3-0) Shkëndija boks

7. Donjet Ramani Shkëndija boks Mkd Denis Hysenlikaj Shqipëria 75 TKO -R1 Shkëndija boks

Seniorët (Elite)
8. Florin Hoxhallari Shqip Rahim Demir Fajter.Ileri MKD 75 TKO- R1 Shqipëria
9 .Mihail Motev BUG MUHAREM MUAREMI Shkëndija boks Mkd 80 TKO-R2 Shkëndija boks

Parameçet Meçet miqësore

Grup mosha fëmijë

1. Zdravko Stojkov 42 kg Bug Dimitar Dimitrov 38.5 kg Bug 42 kg

2. Anik Ziberi Shkëndija boks Gerti Bilalli Shkëndija boks 38 kg

3. Trim Jahia Shkëndija boks Erdi Shkëndija boks 48 kg

Grupmosha Kadet (2012-2013)

1 Rejan Qazimi Andi Ziberi 54 kg

2 Fitim Ebibi Edon Shabani 57 kg

Grupmosha Youth Senior U 19 2008-2009

1. Erdi Rakipi Shkëndija boks Slavço Trpeski Shkëndija boks 70 kg

     

Related Articles

Back to top button
Close
Close