
Ministria e Shëndetësisë informon se situata epidemiologjike në Gostivar është stabile dhe po monitorohet vazhdimisht nga institucionet kompetente shëndetësore.
Gjatë 1 gushtit janë regjistruar gjithsej 57 kontrolle të para, që është për tre më pak krahasuar me një ditë më parë, kur u evidentuan 60 kontrolle. Nuk ka hospitalizime të reja.
Deri më 1 gusht janë regjistruar gjithsej 1.041 raportime zyrtare për sëmundje infektive dhe janë realizuar 734 anketa të reja epidemiologjike.
Sa u përket etheve të Nilit Perëndimor, në Institutin e Shëndetit Publik nuk janë raportuar raste të reja të konfirmuara laboratorikisht.
Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Institutin e Shëndetit Publik dhe institucionet e tjera kompetente, vazhdon ta monitorojë me kujdes situatën dhe do ta informojë në kohë opinionin për të gjitha informacionet e reja.




