
Gazetari Ivan Karpov raportoi në Rusi se Spartaku i Moskës ka dërguar dokumentin te Rubin Kazan për blerjen e kartonit të Mirlind Dakut. Në dokument informohej se do të paguhej kluazola 11 milionë euro, që prish kontratën.
“Match TV” ka kontaktuar me zyrën për shtyp të Rubin Kazan. Dhe përgjigjia ishte se Daku është gati për sfidën e sotme.
A është e vërtetë që Rubini ka marrë nga Spartaku një letër për aktivizimin e opsionit të blerjes së Dakut? “Aktualisht Daku ndodhet në Samara me ekipin dhe po përgatitet për ndeshjen kundër Akronit”, ishte përgjigjia e zyrës për shtyp.
28-vjeçari e nisi me gol këtë sezon. Sot ndërkohë prej orës 13:00 është rezervuar takimi me Akron.



