LajmeSport

Sunaj Keçi rehatoi Beogradin në Karaburma! Histori që nuk harrohet në vitin 1990

Data 8 gusht e vitit 1990 shënoi një nga historitë më të dhimbshme të klubit të futbollit Prishtina.

Futbollistët e Prishtinës u sulmuan nga milicia ish jugosllave pas ndeshjes me Proleterin e Zrenjaninit, e cila pati përfunduar baras (0:0, mbi 20 mijë shikues) dhe me penallti fituan mysafirët me rezultat 5:6.

Pas ndeshjes në Prishtinë, milicia futet në fushë, ndërsa në teshatore rrihet Gani Llapashtica dhe bëhet për spital.

Disa lojtarë të Prishtinës suspendohen, ndërsa më 14 prill (ditë e shtunë), Prishtina luante ndeshjen e radhës dhe më shumë mungesa në stadiumin “Karaburma” ndaj OFK Beogradit.

OFK Beogradi – Prishtina 1:2
Stadiumi “Karaburma” në Beogard.
Spektatorë 2000.
Referoi Drago Tomiq i Tuzllës, pa gabime. Realizatorë: Llonçar në minutën 8 për OFK Beogradin, ndërsa Kozniku në minutat 32 e Keçi në minutën e 85-të për Prishtinën. Kartoni i verdhë: Marinkoviq e Kërçmaroviq (OFK Beogradi), Hasangjekaj (Prishtina).

OFK Beogradi: Bërzakoviq 5, Negiq 6, Stankoviq 6, Dimitrijeviq 5, Serpak 7, Shpollariq 6 (Gjurgjeviq), Mishoviq 7, Marinkoviq 6, Llonçar 6, Panteliq 6, (Stamenkoviq) dhe Kërçmaroviq 6.
Prishtina: Bozhidar Vuksanoviq 7, Arbnor Morina 8, Avni Stublla 7, Sunaj Keçi 8, Fehmi Hyseni 7, Muhamed Kolenoviq 8, Arbër Hasangjekaj 7, Fadil Berisha 7, Eroll Salihu 7, Adil Vokrri 6 (Afrim Tovëllani), Mensur Nexhipi 8 dhe Ardian Kozniku 8.

Ndodhi mrekullia, Prishtina triumfoi me rezultat 2:1 ndaj OFK Beogradit në kuadër të javës së 28-të, duke vazhduar hapin drejt kreut të tabelës në Ligën e Dytë Unike të ish Jugosllavisë.

“Në minutën e 48 OFK Beogradi pati rast ideal të ngritë rezultatin. Kërçmaroviq krosoi nga ana e majtë, qendërmbrojtësi Serpak nga 7-8 metra gjuajti rreptë, mirëpo topi qëlloi qendërsulmuesin Lonçar dhe u dëbua në fushë. Më pastaj filloi loja e shkëlqyeshme e prishtinasve, e cila u orientua në kundërsulme të shpejta.

Ardian Kozniku e Arbër Hasangjekaj ishin të disponuar për lojë dhe kurdo që u jepej rasti ta depërtonin për mrekulli, kështu që disa herë mbrojtjen e vendësve e prunë para “çmendisë”.

Kështu në minutën e 55 Kozniku pati rast të volitshëm të shënojë, mirëpo, qe vetjak në vend që topin t’ia pasojë Keçit ai atë e humbi dhe Serpak e evitoi rrezikun”, ka shkruar gazeta “Rilindja” më 15 prill të vitit 1990.

Sipas gazetarit Mustafë Lecaj, Prishtina doli ngadhënjimtare në minutat e fundit, duke heshtur Beogradin. Fitore që më shumë la gojëhapur qarqet ish jugosllave, kur kihet parasysh se Prishtina ishte halë në sy kudo që luante jashtë.

 “Edhe në minutën e 79 u ndërmor një kundërsulm i shpejtë, përsëri Kozniku qe në skenë, por përsëri qe vetjak dhe rasti nuk u konkretizua.

Mirëpo, atë çka nuk e bëri dy herët e para Ardian Kozniku, e bëri në minutën e 85. Eoll Salihu, i cili udhëhoqi një sulm të vendësve, e pasoi topin Koznikut në qendër e ky e vazhdoi deri te Sunaj Keçi, i cili doli vetëm para Bërzakoviqit, e përballoi atë dhe nga afërsia topi përfundoi rrjetën e pambrojtur dhe 2:1. Ishte kjo një fitore e pastër si loti e prishtinasve dhe duhet të vlerësohet, pas së cilës gjasat për dy vendet e para përsëri u bënë realitet”, ka shkruar Lecaj më 14 prill të vitit 1990..

Related Articles

Back to top button
Close
Close