LajmeMaqedoniTopLajm

Ekzaminohen 73 pacientë në institucionet shëndetësore publike në Gostivar

Në intitucionet shëndetësore publike në Gostivar dje janë ekzaminuar  73 pacientë të cilët kërkuan ndihmë mjekësore njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” Gostivar, siç theksohet, janë regjistruar gjithsej 45 ekzaminime të reja, nga të cilat 26 në repartin e sëmundjeve infektive (me dy shtrime të reja në spital) dhe 18 në repartin e pediatrisë.

Për momentin dy pacientë janë të shtruar në spital në repartin e sëmundjeve infektive dhe në   të pediatrisë.

Në Shtëpinë e Shëndetit Gostivar janë regjistruar 28 ekzaminime në shërbimin e urgjencës,  informojnë nga Ministria.

Related Articles

Back to top button
Close
Close