LajmeRajon

LDK-ja reagon një ditë para zhvillimit të kuvendit, “dënon ashpër presionin ndaj delegatëve”

Lidhja Demokratike e Kosovës dënon ashpër çdo formë të presionit, shantazhit apo kërcënimit ndaj delegatëve të kuvendit të LDK-së.

Në reagimin e këtij subjekti thuhet se: Pamjet e publikuara në opinion, në të cilat pretendohet ushtrim i presionit nga zyrtarë të Komunës së Prishtinës mbi një delegat të LDK-së përmes kërcënimeve që lidhen me vendin e punës së një anëtari të familjes së tij, paraqesin një sjellje të papranueshme të këtyre zyrtarëve publikë e në kundërshtim të plotë me vlerat, parimet dhe statutin e LDK-së e në kundërshtim me ligjin.

Ky reagim i LDK-së vjen një ditë para mbajtjes së kuvendit të jashtëzakonshëm të këtij subjekti ku do të votohet për shkarkimin ose jo të Lumir Abdixhikut.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close