LajmeMaqedoniTopLajm

Canevska: Gashi po e anashkalon sërish Ilindenin, në vend të Meçkin Kamenit shkon në Egjipt

Katerina Canevska, anëtare e Këshillit të Qytetit të Shkupit, përmes një postimi në rrjetet sociale ka drejtuar kritika ndaj kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, duke theksuar se për të dytin vit me radhë ai nuk do të marrë pjesë në shënimin e Ditës së Republikës, shkruan Top24

Sipas saj, në vend që të jetë i pranishëm në manifestimin qendror në Meçkin Kamen në Krushevë, Gashi do të qëndrojë në Egjipt, ndërsa në këtë ngjarje do ta përfaqësojë deputeti Antonio Milloshoski. Canevska rikujton se edhe vitin e kaluar, në ceremoninë përkujtimore në Pelincë, përfaqësuese e tij ishte Vesna Bendevska.

“Nëse njeriu i parë i pushtetit ligjvënës nuk tregon respekt për festat shtetërore dhe simbolet historike, çfarë mesazhi u dërgon qytetarëve? Respekti ndaj Republikës nuk dëshmohet me urime deklarative, por me prani fizike aty ku janë hedhur themelet e shtetit”, thekson Canevska.

Në fund, ajo shtron pyetjen nëse, sipas saj, një pjesë e funksionarëve e udhëheqin shtetin për ta ndërtuar atë, apo vetëm për të shfrytëzuar privilegjet që u sjellin funksionet e tyre.

Lajmi është publikuar nga portali Skopje1.mk.

Related Articles

Back to top button
Close
Close