
Ministri i deritanishëm i Shëndetësisë Azir Aliu sot në Ministri ia dorëzoi detyrën ministrit të ri Sasho Klekovski.
Në takim, siç është publikuar në faqen e Fejsbukut të Ministrisë, është biseduar për projektet e deritanishme, proceset dhe aktivitetet rrjedhëse të cilat kohëve të fundit ishin në fokusin e MSH-së.
Sasho Klekovski është njëri nga tetë ministrat e rinj, që u zgjodhën mbrëmë në seancën e Kuvendit për rikonstruimin e Qeverisë.
Klekovski para se të emërohet në detyrën e ministrit ishte drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor, që me rikonstruimin e Qeverisë tani do ta udhëheq Zlatko Perinski, i cili paraprakisht ishte ministër i Vetëqeverisjes Lokale.



