
Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 27 tetor, duke u dhënë qytetarëve mundësinë e parë për të votuar që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023.
Parlamenti izraelit, Knesseti, do të shpërbëhet këtë të premte, ndërsa qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu po përpiqet të miratojë disa ligje të debatueshme përpara nisjes së fushatës elektorale.
Zgjedhjet zhvillohen në një klimë të tensionuar, ndërsa dhuna në Bregun Perëndimor të pushtuar vijon dhe mbetet një nga çështjet kryesore të debatit politik.
Benjamin Netanyahu, 76 vjeç, përballet jo vetëm me një sfidë politike, por edhe me procesin gjyqësor ndaj tij për akuza korrupsioni. Pavarësisht thirrjeve të presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund çështjes me një falje, gjyqi ndaj kryeministrit izraelit vazhdon.
Sondazhet e fundit tregojnë se koalicioni i Netanyahu rrezikon të humbasë shumicën, megjithatë lideri izraelit ka dëshmuar edhe më parë se është në gjendje të përmbysë parashikimet dhe të mbijetojë politikisht.



