LajmeRajon

Emërim i ri nga BE-ja për Kosovën – Dirk Schubel zë vendin e Oravit

Këshilli i BE-së ka emëruar Dirk Schubel si Përfaqësuesin e ri të Bashkimit Evropian (EUSR) për Kosovën. Këtë detyrë Schubel do ta marrë detyrën më 1 shtator 2026, me një mandat fillestar dyvjeçar, duke pasuar në këtë pozitë Aivo Oravin.

Mandati i Përfaqësuesit Special të BE-së për Kosovën është i përqendruar në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, demokratike dhe shumetnike, duke mbështetur perspektivën e saj evropiane përmes komunikimit publik dhe angazhimit të synuar me qytetarët.

Detyrat kryesore përfshijnë monitorimin e progresit në prioritetet politike, ekonomike dhe të sigurisë, kontributin në forcimin e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së komuniteteve pakicë, si dhe promovimin e koordinimit politik të Bashkimit Evropian për të siguruar një prani të bashkërenduar dhe të dukshme të BE-së në Kosovë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close