LajmeMaqedoniTopLajm

Zekolli Shaqiri priti në takim z. Juan Ignacio, Chargé d’Affaires a.i. të Republikës së Argjentinës në Sofje

Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri gjatë ditës së sotme priti në takim Chargé d’Affaires a.i. të Republikës së Argjentinës në Sofje, z. Juan Ignacio Camio Bavasso, me të cilin nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e aviacionit civil ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Argjentinës, shkruan Top24

Forcojmë partneritetet ndërkombëtare dhe zgjerojmë bashkëpunimin në transportin ajror.
Në ambientet e Ministrisë, prita sot Chargé d’Affaires a.i. të Republikës së Argjentinës në Sofje, z. Juan Ignacio Camio Bavasso, me të cilin nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e aviacionit civil ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Argjentinës.
Ky memorandum vendos themelet për bashkëpunim më të ngushtë mes autoriteteve të aviacionit të dy vendeve, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe hap rrugën drejt nënshkrimit të një Marrëveshjeje për Shërbimet Ajrore në të ardhmen.
Argjentina është një partner me traditë të gjatë në aviacion dhe me rol të rëndësishëm në Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), ndaj besoj se përvoja e saj do të jetë një vlerë e shtuar për bashkëpunimin tonë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close