LajmeSport

Foto/ Ndryshojnë planet për Armando Brojën? Trajneri merr vendimin e papritur për sulmuesin e Kombëtares shqiptare gjatë fazës përgatitore

Armando Broja ka nisur fazën përgatitore me Burnley-n, ndërsa e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është nën kontratë me klubin anglez, por gjatë merkatos së verës nuk përjashtohet mundësia e një transferimi në një tjetër skuadër.

Burnley ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon përgatitjet dhe një seri ndeshjesh miqësore. Në takimin e parë ndaj FC Cincinnati, Broja nuk u aktivizua dhe nuk ishte as në stolin e rezervave, duke shtuar dyshimet për rolin e tij në skuadër.

Megjithatë, situata ka ndryshuar pas emërimit të trajnerit të ri, Niki Heyen. Tekniku, i cili mori drejtimin e ekipit vetëm pak ditë më parë, duket se i ka dhënë një mundësi të re sulmuesit shqiptar.

Në miqësoren e fundit ndaj Columbus Crew, Broja është përfshirë që nga minuta e parë në formacionin titullar, një sinjal i qartë se trajneri i ri dëshiron ta vlerësojë nga afër gjatë fazës përgatitore.

Ky zhvillim përbën një kthesë të rëndësishme për 23-vjeçarin, i cili në fundin e sezonit të kaluar ishte lënë jashtë planeve të klubit.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close