LajmeShowbiz

“Mos më komento”, “Fore të babadimrit”, përplasje në mes të Labinot Rexhës dhe Kushtrim Kelanit

Aksioni i Kushtrim Kelanit me punëtorët e “KRM Pastrimi” në Prishtinë nuk kaloi pa reagime.

Pasi publikoi fotografi dhe tregoi se kishte kaluar një ditë duke punuar krah për krah me ekipin e pastrimit për të përcjellë një mesazh sensibilizues mbi rëndësinë e mbajtjes së qytetit të pastër, ai u përball me kritika nga ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha.

Rexha, me të cilin Kelani kishte pasur përplasje edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, komentoi në postimin e tij duke e cilësuar nismën si një veprim për vëmendje.

“Mos m’komento se po m’vjen borllogu shtrejtë”, iu përgjigj ai.

Përplasja mes dy ish-konkurrentëve ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, duke rikthyer në fokus raportin e tensionuar mes tyre, i cili duket se ka vijuar edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova.

Image

Related Articles

Back to top button
Close
Close