
“Rama ik, Berihsa ik”! Kjo ishte thirrja kryesore e protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” edhe në ditën e 43 të protestës.
Protestuesit kërkuan sërish rrëzimin e klasës politike, duke shprehur bindjen se nuk largohen nga sheshi.
Në protestën e 43, në shesh ishin edhe banorë të Durrësit, që preken nga projekti TID, investim që synon riqendërzim të zonës arkeologjike.
Një thirrje e fortë u dha nga bulevardi edhe për qytetarët që nuk i bashkohen protestës.
Fjalimet para Kryeministrisë u mbyllën me këngën e Vaçe Zelës “Rrjedh në këngë e ligjërime”.
Me marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit, protestuesit mbyllën edhe protestën e 43 për t’u ritakuar mbrëmjen e të hënës.



