LajmeMaqedoniTopLajm

Banorët e Reçicës së Vogël pa ujë të pijshëm! NPK “Sharri”: Po punojmë që 400 shtëpi të lidhen me rrjetin

Banorët e Reçicës së Vogël dhe një pjesë e rrugës së njohur si “Rruga e UÇK-së” në Tetovë, po përballen me mungesë të theksuar të ujit të pijshëm. Ata ankohen se nuk kanë furnizim nga Komuna, e kështu detyrohen që ujin ta sigurojnë direkt nga mali. Të pyetur nëse janë të gatshëm të paguajnë për këtë shërbim, banorët janë të prerë: pagesa nuk përbën problem, por kërkojnë që fillimisht t’u garantohet furnizimi i rregullt me ujë.

Nga Ndërmarrja Publike Komunale “Sharri” njoftojnë se po punohet për të lidhur rreth 400 shtëpi me rrjetin e ri të ujësjellësit.

Ndryshe, rreth 70% e qytetarëve të Tetovës e paguajnë rregullisht ujin e pijshëm, ndërsa faturat mujore variojnë nga 300 deri në 600 denarë. Pavarësisht kësaj, borxhi i grumbulluar i qytetarëve ndaj ndërmarrjes kap shifrën e rreth 1 milion eurove. Për momentin, Tetova ka prurje prej rreth 450 litrash ujë në sekondë, por shqetësimi mbetet akoma i pranishëm te banorët e lagjeve që jetojnë rrëzë Malit Sharr.

Related Articles

Back to top button
Close
Close