LajmeSport

Shkruhet historia, për herë të parë në gjysmëfinalet e Botërorit shkojnë katër skuadrat më të mira në Botë sipas… FIFA-s

Botërori 2026 ka hyrë në fazën vendimtare, ndërsa është shkruar një faqe e re në historinë e Kupës së Botës.

Franca (1), Argjentina (2), Spanja (3) dhe Anglia (4) do të luftojnë për dy biletat e finales, duke konfirmuar dominimin e tyre në futbollin botëror.

Më herët, Franca dhe Spanja kishin siguruar gjithashtu kualifikimin, duke kompletuar një katërshe historike.

Tashmë janë përcaktuar edhe çiftet gjysmëfinaliste. Më 14 korrik do të përballen Franca dhe Spanja, në një duel mes dy prej favoriteve kryesore për trofeun, ndërsa më 15 korrik Anglia do të sfidojë Argjentinën e Lionel Messit në një tjetër supersfidë që pritet të mbajë të mbërthyer tifozët në mbarë botën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close