LajmeShowbiz

Torta me tre kate copëtohet në dasmën VIP të familjes Boden: pamjet bëhen virale

Ajo që duhej të ishte ëmbëlsira perfekte e një dite të paharrueshme, përfundoi duke u kthyer në momentin më të komentuar të një dasme VIP. Torta e dasmës me tre kate, e dekoruar me lule, u rrëzua nga duart e stafit të kateringut dhe përfundoi e copëtuar në një shkallë prej guri.

Pamjet janë publikuar në Instagram nga themeluesi i markës britanike të modës Boden, Johnnie Boden, gjatë ceremonisë së martesës së vajzës së tij Anna Boden me Ollie Hext, të dy 31 vjeç. Në fotografitë që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale shihet momenti kur dy anëtarë të stafit të kateringut humbin kontrollin mbi tortën trekatëshe dhe e lënë atë të rrëshqasë përgjatë shkallëve.

Në foton më domethënëse, çifti i sapomartuar qëndron në krye të shkallëve dhe i sheh i shtangur momentet kur torta bie në tokë. Një skenë që është cilësuar si “makthi i çdo organizatori dasmash”. Sipas “Daily Mail”, fotografitë janë publikuar drejtpërdrejt në profilin zyrtar të markës Boden nga babai i nuses.

Foto: Johnnie Boden/ Instagram

Postimin e ka bërë Johnnie Boden, themeluesi i markës së njohur britanike të modës, e cila është preferuar edhe nga figura si Kate Middleton dhe Michelle Obama. Ai ka ndarë gjithsej 12 fotografi nga ceremonia, ku përveç incidentit me tortën shfaqet edhe momenti kur dhëndri feston me grushtin lart pas thënies së betimit martesor. Nusja kishte zgjedhur një fustan elegant prej sateni, me mëngë të fryra transparente, një kurorë dhe vello.

Babai i saj, i cili e shoqëroi drejt altarit me një kostum formal, më pas ndryshoi veshje dhe zgjodhi një pamje më argëtuese: një kostum me vija rozë dhe të kuqe në stilin “karamele”, të kombinuar me atlete Adidas. Pavarësisht incidentit me tortën, momenti është kthyer në një nga kujtimet më të veçanta të dasmës, duke i dhënë ceremonisë një episod të papritur që tashmë po qarkullon gjerësisht në internet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close