
Dasma madhështore e shumëpërfolur eTaylor Swift dhe Travis Kelce vazhdon të zbulojë detaje që po tërheqin vëmendjen e publikut. Këtë herë, në qendër të diskutimeve është shuma që këngëtarja e famshme pagoi për organizimin e eventit në Madison Square Garden në Nju Jork.
Sipas kryebashkiakut të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, Taylor Swift pagoi mbi 160 mijë dollarë për lejen e organizimit të dasmës, një tarifë që përfshinte edhe kostot e orëve shtesë të punës së policisë dhe shërbimeve të tjera të qytetit të nevojshme për zhvillimin e ceremonisë.
Gjatë një konference për shtyp, Mamdani u pyet nëse artistja do t’ia rimbursonte qytetit shpenzimet për angazhimin shtesë të policisë. Ai u përgjigj me humor:
Në Nju Jork, leje të tilla janë të detyrueshme për aktivitetet private në përmasa të mëdha që kërkojnë mbyllje rrugësh, masa të veçanta sigurie ose angazhim shtesë të shërbimeve publike. Në raste të tilla, organizatori mbulon të gjitha kostot që tejkalojnë funksionimin normal të administratës së qytetit.
Edhe pse mbi 160 mijë dollarë është një shumë e konsiderueshme, ajo përbën vetëm një pjesë të vogël të kostos totale të dasmës, e cila sipas raportimeve vlerësohet në dhjetëra milionë dollarë.
Taylor Swift dhe Travis Kelce u martuan më 3 korrik në Madison Square Garden, në një ceremoni luksoze të organizuar nën masa të jashtëzakonshme sigurie dhe privatësie.
Eventi mblodhi rreth 1,000 të ftuar, ndërsa përreth arenës u vendosën bllokime rrugësh dhe u angazhua një numër i madh efektivësh policie.
Gjatë ceremonisë performuan emra të njohur si Paul McCartney, Stevie Nicks, Ciara dhe Fergie, ndërsa të ftuarve nuk iu lejua përdorimi i telefonave celularë dhe u kërkua të nënshkruanin marrëveshje konfidencialiteti.



