
Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, në Kuvend sot u mbajt ngjarje përkujtimore, me të cilin ju dha respekt viktimave dhe u dërgua porosi për ruajtjen e memories historike, paqen dhe bashkëjetesën.
Në aktivitet morrën fjalë Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, Prof. Ferid Muhiq, përfaqësuesi i Lidhjes Nacionale Boshnjake, Xhevad Hot, dhe Kryetari i Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Adnan Azizi.
Në fjalimin e tij, kryetari Gashi theksoi se gjenocidi i Srebrenicës është një nga dështimet më të mëdha që ka lënë një gjurmë të qëndrueshme dhe të errët në njerëzim. Ai theksoi se gjenocidi nuk fillon me zhurmën e armëve, por me indiferencën ndaj dhunës, duke shtuar se pikërisht për këtë arsye roli i institucioneve është me rëndësi thelbësore. “Institucionet fitojnë kuptimin e tyre të vërtetë vetëm kur mbrojnë vlerat themelore njerëzore dhe dinjitetin e çdo personi”, theksoi Gashi.
Prof. Ferid Muhiq bëri një përmbledhje historike të ngjarjeve që çuan në gjenocidin në Srebrenicë, duke vlerësuar se ai përfaqësonte një disfatë për të gjithë Ballkanin. Ai theksoi se gjenocidi nuk ishte një ngjarje e rastësishme dhe bëri thirrje për kapërcimin e urrejtjes dhe përçarjeve duke kultivuar humanizmin.
Xhevad Hot theksoi se Srebrenica nuk është vetëm një vend gjeografik, por një simbol i asaj se sa larg mund të çojë urrejtja njerëzore kur propaganda zëvendëson të vërtetën. Ai theksoi se kjo ditë duhet të jetë një kujtesë për institucionet arsimore që të flasin për rreziqet e diskriminimit, të kultivojnë një kulturë kujtese dhe të inkurajojnë të rinjtë të njohin shenjat e para të intolerancës dhe të mbrojnë dinjitetin e çdo personi, pavarësisht nga feja, gjinia apo përkatësia etnike.
Adnan Azizi, theksoi se Srebrenica është një plagë që nuk shërohet dhe kujtoi se pas numrave qëndrojnë jetë njerëzore. Në Srebrenicë, nuk u sulmua vetëm një popullsi, por vetë njerëzimi. Duke iu referuar karakterit multietnik të vendit tonë, Azizi theksoi se bashkëjetesa dhe respekti i ndërsjellë ruhen përmes institucioneve të forta dhe të përgjegjshme, duke dërguar një mesazh se kujtimi i viktimave nuk do të harrohet kurrë.



