LajmeRajon

Punëtorët e RTK-së 10 ditë pa paga, sindikatat paralajmërojnë protestë të hënën

Sot bëhen 10 ditë që punëtorët e RTK-së janë pa paga.

Për këtë arsyeje Federata Sindikale e RTK-së dhe SPERTK kanë paralajmëruar protesta për të hënë.

Përmes një njoftimi për media, këto sindikata kanë ftuar të gjithë punëtoret që t`i bashkohen protestës.

“Pas takimit urgjent të zhvilluar me U.D. Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, u kërkua alokimi i menjëhershëm i mjeteve, Sindikatat vendosin këtë ultimatum të prerë: Nëse pagat nuk alokohen në llogaritë e punëtorëve gjatë ditës së sotme, nga dita e hënë do të fillojmë me protesta. Të hënën, më 13 Korrik 2026, në ora 11:30, ftojmë të gjithë punëtorët pa dallim që të bashkohen në protestë para objektit të RTK-së- TV. Duhet ta bëjmë të qartë se paga nuk është privilegj, por është një e drejtë elementare dhe ligjore që po u mohohet punëtorëve të RTK-së”, është thënë në komunikatë.

Federata Sindikale e RTK-së dhe SPERTK kanë kritikuar Bordin dhe Menaxhmentin e RTK-së, duke i akuzuar për dështim në menaxhimin e situatës dhe për përsëritje të krizave me pagat e punëtorëve.

“Nuk ka më hapësirë për premtime apo arsyetime burokratike që rrezikojnë mirëqenien e qindra familjeve. Përveç bllokimit të procesit të punës, Federata Sindikale e RTK-së dhe SPERTK nga e hëna do të kërkojë llogaridhënie të plotë ligjore dhe morale. Këto dy organe të RTK-së po luajnë normalitetin ndonëse situata aspak nuk është normale Kjo papërgjegjshmëri është duke u përsëritur, ndonëse ligji i obligon edhe Bordin edhe Menaxhementin të sigurojnë funksionim normal të RTK-së”, është thënë në komunikatë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close