
10.07.2026, Shkup: Me rastin e Ditës së Nikolla Tesllës, EVN Maqedoni organizoi vizitë edukative në ekspozitën „20 vjet EVN Maqedoni – 20 vjet plot energji“ për një grup fëmijësh në Çifte Hamam në Shkup.
Më të vegjlit patën mundësinë të zbulojnë fakte interesante për energjinë elektrike, të mësojnë se kush ishte Nikolla Teslla dhe të njihen më nga afër me energjinë elektrike, rrugëtimin e saj nga prodhimi deri në shtëpitë tona, si dhe rëndësinë që ka në jetën e përditshme, duke parë fotografi dhe histori mbi zhvillimin e EVN Maqedoni gjatë 20 viteve të fundit. Në kuadër të vizitës u organizua edhe një punëtori kreative, ku fëmijët krijuan punime të frymëzuara nga natyra dhe, përmes lojës dhe shprehjes krijuese, zbuluan rëndësinë e kujdesit për botën që na rrethon.
Ekspozita „20 vjet EVN Maqedoni – 20 vjet plot energji“, e cila është pjesë e shënimit të jubileut 20-vjeçar të kompanisë, ka karakter dokumentues dhe paraqet një retrospektivë të projekteve dhe arritjeve më të rëndësishme të kompanisë gjatë dy dekadave të fundit. Përmes fotografive, materialeve arkivore dhe fakteve, vizitorët mund të ndjekin zhvillimin e kompanisë, investimet në rrjetin distributiv të energjisë elektrike, digjitalizimin e proceseve, zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe kontributin në modernizimin e sektorit energjetik të Maqedonisë.
Edhe përmes këtyre aktiviteteve, EVN Maqedoni vazhdon të japë kontributin e saj në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e sektorit elektroenergjetik, shkencës dhe shkencave teknike te gjeneratat e reja, duke nxitur interesin për dijen, inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.











