LajmeRajon

Haradinaj përkujton bashkëluftëtarin Shaban Lajqi

Ramush Haradinaj, ka përkujtuar luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shaban Lajqin – Mixhën, në 20-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Haradinaj ka thënë se Lajqi ishte një luftëtar i dalluar, mjeshtër i armatimit dhe një figurë e dashur për bashkëluftëtarët e tij.

“Shaban Lajqi – Mixha, luftëtar i dalluar, mjeshtër i armatimit, i afërt dhe i dashur për bashkëluftëtarët, mbylli sytë 20 vjet më parë, por ai mbetet gjithmonë i gjallë në kujtimet tona dhe në historinë e ditëve të lavdisë së luftës çlirimtare”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka kujtuar edhe bashkëpunimin me Lajqin gjatë luftës, duke theksuar kontributin dhe trimërinë e tij në vijat e frontit.

“Kam pasur nderin ta kem pranë në vijat e frontit, ku me trimërinë e tij u bë mbështetje për secilin prej nesh”, ka theksuar Haradinaj.

Në fund, Haradinaj ka shprehur nderimin e tij për jetën dhe veprën e Shaban Lajqit: “Lavdi jetës dhe veprës së tij!”

Related Articles

Back to top button
Close
Close