
Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina ka bërë të ditur se deri më tani janë mbledhur mbi 150 nënshkrime për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të kësja partie për sic është thënë shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku.
Pantina e cila është njëra nga anëtaret që e ka nënshkruar këtë kërkesë tha për rtv21 se Kuvendi mund të mbahet brenda disa javësh.
Sipas saj, LDK-ja nuk ka nevojë vetëm për ndërrim të liderit por për një reformim edhe të rregullave të saj.
“Unë kam nënshkruar për thirrjen ekUvendit të LdK ku duhet të diskutihet i gjithë procesi zgjedhor si dhe cikat është rruga që duhet ta ndjek LDK-ja në të ardhmen dhe po shpresoj se në ditët apo javët në vijim do të mblidhet Kuvendi dhe aty pastaj do ta shohim rezultatin se cfarë do të ndodhë edhe me liderin e partisë. Unë nuk jam duke u marrë me mbledhjen e nënshkrimeve dhe bërjen e kërkesës kështu që besoj se personat që e kanë marrë përsipër këtë detyrë do ta bëjën së shpejti(deponimin) sapo t’i kenë të siguruara të gjitha nënshkrimet e nevojshme. Informata e fundit që kam janë mbi 150 nënshkrime të mbledhura deri më tani. LDK-ja për tri herë radhazi ka dalure treta dhe ky nuk duhet të jetë rezultat i kënaqshëm…Mendoj se nuk është e mjaftueshëm të ndërrohet lidershipi, në LDK ka nevojë edhe për një reformim të rregullave të partisë…”, tha Pantina për RTV21.
Një ditë më parë, pas mbledhjes së kryesisë së partisë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se nënshkrimet në fjalë ende nuk janë deponuar duke shtuar se zgjedhjet e rregullta të partisë janë vitin e ardhshëm.
Por ndërkohë anëtarë të tjerë të LDK-së të cilët nuk deshën të flasin publikisht për këtë cështje thanë për rtv21 se nënshkrimet e mbledhura do të deponohen së shpejti.
Mbledhjen e nënshkrimeve Abdixhiku e ka cilësuar si nismë të njëanshme e cila, sipas tij, nuk i bënë mirë partisë duke thënë se nuk e dëshiron ndarjen e LDK-së. Mbledhja e nënshkrimeve nisi pasi disa degë kërkuan dorëheqjen e Abdixhikut në shenjë paknaqesie për rezulatin sic kanë thënë të dobët zgjedhor.



