
VMRO‑DPMNE, në komunikatën e rregullt të mëngjesit, njoftoi se rejtingjet e dobëta njëshifrore “në nivel të gabimit statistikor të SDSM-së, Levicës dhe BDI-së” janë arsyeja pse këto parti e opstruojnë dhe e bllokojnë Kodin e ri Zgjedhor.
Partia shpjegon se Levica, pasi ka vërejtur se rejtingu i saj po bie dhe nuk zhvillohet siç dëshiron, me mosnënshkrimin e marrëveshjes për miratimin e Kodit Zgjedhor, po përpiqet t’i paraqitet anëtarësisë si forcë e palëkundur që nuk pranon kompromis.
“SDSM, si kopjues i mirë, pasi pa se Levica po e bllokon ligjin, gjeti mënyrë si ta bllokojë Kodin Zgjedhor duke dorëzuar 10 mijë amendamente, me arsyetimin se votimi elektronik i diasporës është akt jodemokratik dhe jo‑evropian”, thonë nga VMRO‑DPMNE.
Në Maqedoni ka pak anketa publike (përveç atyre që bëhen për nevoja të brendshme të partive, veçanërisht në VMRO‑DPMNE). Çdo disa muaj, agjencia Market Vision realizon anketa me porosi të portalit Mkd.mk. Anketa e fundit, e kryer nga 10 deri më 27 qershor, konfirmoi atë që dihej VMRO‑DPMNE ka epërsi të madhe, ndërsa partitë e tjera janë shumë prapa.



