BotaLajme

“Samiti i NATO-s në Ankara tregoi rolin aktiv të Turqisë në rritjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”

Shefi i Komunikimit të Turqisë, Burhanettin Duran tha të enjten se samiti i NATO-s i mbajtur në Ankara tregoi rolin aktiv të Turqisë nën udhëheqjen e presidentit të saj në rritjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

“Angazhimet intensive diplomatike të kryera që nga e hëna si pjesë e Samitit të NATO-s në Ankara kanë treguar edhe një herë rolin aktiv të Turqisë nën udhëheqjen e presidentit tonë Recep Tayyip Erdogan, në forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar”, shkroi Duran në platformën e mediave sociale turke NSosyal.

Duke nënvizuar se Erdogan përcolli mesazhe të rëndësishme me fjalimet e tij në samit, Duran vuri në dukje se ai u takua me presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministren italiane, Giorgia Meloni, kancelarin gjerman, Friedrich Merz, kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ai tha se palët diskutuan gjerësisht për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, forcimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, tregtinë, sigurinë dhe arkitekturën e sigurisë evropiane si dhe zhvillimet rajonale dhe globale.

“Presidenti ynë nënvizoi edhe një herë kontributet e Turqisë për sigurinë e Evropës dhe theksoi rëndësinë që i kushton forcimit të shtyllës evropiane të NATO-s dhe ruajtjes së ‘Lidhjes Transatlantike’”, shtoi Duran.

Ai tha se sigurimi i një armëpushimi të qëndrueshëm në Gaza, përfundimi i luftës Rusi-Ukrainë përmes diplomacisë, ruajtja e mirëkuptimit të arritur midis Iranit dhe SHBA-së dhe vendosja e stabilitetit në Siri ishin ndër temat kryesore të takimeve.

Duran e përshkroi gjithashtu nënshkrimin e Marrëveshjes së Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes midis Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar si “një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit strategjik”.

Ai kujtoi deklaratat e Erdoganit gjatë konferencës për shtyp të samitit, ku ai ka theksuar se Turqia do të vazhdojë me vendosmëri, diplomacinë e saj aktive dhe bashkëpunimin me aleatët e saj në përputhje me konceptin e saj për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e përbashkët.

Më tej Duran tha se Erdogan u takua të enjten edhe me kryeministrin malazez, Milojko Spajiq, presidentin sllovak, Peter Pellegrini dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Ai tha se ata diskutuan mundësitë për të zgjeruar marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin në fushën e tregtisë, mbrojtjes, sigurisë dhe energjisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close