LajmeRajon

Sot dita e 40-të e protestës në Tiranë, tubuesit këmbëngulin për të njëjtat kërkesa

Në Tiranë po mbahet sot protesta e 40 radhazi. Qytetarët nisën organizimin në sheshin “Skënderbej”, për t’u spostuar më pas para kryeministrisë.

Kërkesat vijojnë të jenë të njëjta, dorëheqja e të gjithë klasës politike dhe vendosja e një qeverie tranzitore, më pas zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ata kanë shpalosur deri tani pesë kërkesa gjithsej, mes të cilave janë edhe ndryshimet në Kushtetutë për Kodin Zgjedhor.

Prej ditësh ata kanë lajmëruar edhe krijimin e një Kuvendi Kombëtar të protestës, ku janë listuar 500 kandidatë, teksa ende nuk është konkretizuar asgjë në lidhje me këtë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close