LajmeSport

Shkëndija sot ndaj Europa FC, do të luajë ndeshjen e 70-të europiane!

Shkëndija e Tetovës sot e nis fushatën e re europiane, kur në transfertë do të përballet me Europa FC në kuadër të xhiros së parë eliminatore në Ligën e Konferencës.

Tetovarët e nisin këtë rrugëtim të rri europian me synim për të kaluar këtë raund të parë dhe për të përsëritur sukseset e viteve të kaluara. Ndeshja e sotme do të jetë e para zyrtare për trajnerin e ri Artim Pollozhani, i cili do të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët përveç Sebastian Spahiut i cili mbetet në dyshim për lojë për shkak të disa shqetësimeve me lëndim.

Sa i përket kundërshtarit të kuqezinjëve, Europa FC është 8 herë kampion i Gjibraltarit, por karakterizohet nga një përbërje ku 85% e lojtarëve janë spanjollë, të udhëhequr nga një trajner italian.

Takimi ndërmjet Europa FC dhe Shkëndijës do të zhvillohet sot, duke nisur nga ora 19:30 dhe do të jetë ndeshja e 70-të e kuqezinjëve në Kupat e Europës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close