
Hossam Hassan do të vazhdojë detyrën e tij si trajner i Egjiptit. Federata Egjiptiane e Futbollit arriti marrëveshjen për rinovimin e kontratës së teknikut dhe vëllait të tij Ibrahim Hassan që mbulon rolin e Drejtorit sportiv.
Presidenti i qeverisë së futbollit në vend, Hany Abo Rida e konfirmoi Hassan në pankinë pavarësisht humbjes së pësuar ndaj Argjentinës në 1/8 e finaleve të Botërorit 2026. Në një komunikatë për shtyp të postuar në llogarinë e saj në Facebook, Federata Egjiptiane e Futbollit deklaroi se Këshilli Administrativ i saj miratoi rinovimin e kontratës si të Hossam Hassan ashtu edhe të vëllait të tij Ibrahim, por pa dhënë detaje të tjera, por mediat vendase theksojnë se kontrata e re mund të jetë deri në 2030.
Abo Rida pohoi se këshilli drejtues do të plotësojë formalitetet e ratifikimit dhe rinovimin e kontratës në mbledhjen e radhës, pasi skuadra e Egjiptit të jetë kthyer në vend. Kombëtarja e Egjiptit pritet të mbërrijë në vend në mëngjesin e së premtes në aeroportin El Alamein me një fluturim special nga SHBA dhe do të pritet nga presidenti egjiptian Abdel Fattah Al Sisi.



