
Këshilli komunal i Tetovës e ka pranuar nismën e BDI-së për rivotimin e vendimit të vitit 2007 për riemërimin e rrugëve në Tetovë, shkruan TV21.
Siç dihet tashmë, sipas nenit 75 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, nëse votohet sërish një vendim i shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, këshilli komunal shpërndahet automatikisht dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme.
Burime nga VLEN për TV21 thonë se e kanë pranuar nismën e BDI-së, për shkak se vlerësojnë se janë plotësuar kushtet që të shkohet në zgjedhje të parakohshme për Këshillin Komunal.
Seanca e këshillit është caktuar për ditën e hënë më 13 korrik, ku në rend dite do të jetë edhe pika për rivotimin e vendimit të vitit 2007 për emrat e rrugëve në Tetovë./tv21.tv




