LajmeSport

Temperaturë, kollë dhe dobësi kronike/ Norvegjia ka një problem më shumë në prag të sfidës me Anglinë

Ndizen akoma më fort sistemet e alarmit te Norvegjia teksa bëhet gati për sfidën historike me Anglinë në çerekfinale të Botërorit 2026. Në orët e fundit zërat e ardhura nga disa tabloidë britanikë dhe disa rrjete televizive ndërkombëtare kanë përshkruar një skenar apokaliptik; një helmim ushqimi ose një virus intestinal është gati të përgjysmojë skuadrën skandinave.

Por në fakt mësohet se nuk ka helmim ushqimi dhe se skuadra është prekur nga virusi klasik gripal që ka qarkulluar mes disa anëtarëve të delegacionit norvegjez me simptoma; temperaturë e lartë, lodhje e madhe dhe kollë. Në orët e kaluara ai që u bë viktimë e këtij virusi ishte sulmuesi Strand Larsen (që u kthye të punojë me grupin pasi iu ul temperatura) dhe mbrojtësi Pedersen, ky i fundit është izoluar në hotel si një masë paraprake kujdesi, përpara ndeshjes së fundit. Edhe trajneri Solbakken, në konferencën për shtyp nuk u duk në formën më të mirë teksa pranoi se kishte kaluar netë pa gjumë për shkak të simptomave gripale.

‘Lashë stafin që të festonte pas ndeshjes me Brazilin. Isha shumë i lodhur, shkova drejt e në shtrat-tha Solbakken.

Por lajmi më i rëndësishëm për Norvegjinë ka të bëjë pikërisht me Erling Haaland. Cyborg-u i Manchester City që vjen pas dygolëshit të shënuar ndaj Brazilit duke e dërguar Seleçaon në shtëpi, në fakt është totalisht imun dhe në gjendje perfekte shëndetësore. Sulmuesi nuk ka asnjë simptomë dhe vazhdon të stërvitet rregullisht për ndeshjen e madhe në Miami. Ndërkaq, te Federata Norvegjeze e Futbollit duket se po irritohen për zhurmën e madhe mediatike që po bëhet në Angli, e cila po përkufizohet si një tentativë për destabilizim psikologjik në prag të ndeshjes çerekfinale.

Nga ana tjetër, te Anglia askush nuk duhet të flasë për një kundërshtar të dobësuar. Trajneri Tuchel dhe futbollistët e tij po e përgatisin ndeshjen me përqendrimin maksimal, të ndërgjegjshëm se një Norvegji edhe pse me pak temperaturë, por me një Haaland në superformë mbetet një kurth i rrezikshëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close