LajmeMaqedoni

Studentët dhe profesorët e Psikologjisë nga Universiteti i Tetovës pjesë e Shkollës Verore të Psikologjisë Sociale

Studentët dhe profesorët e programit studimor Psikologji të Universitetit të Tetovës morën pjesë në Shkollën Verore të Psikologjisë Sociale me temë “Marrëdhëniet ndëretnike në Ballkanin Perëndimor në fokus: Identiteti, paragjykimet dhe kohezioni social”, e cila u organizua më 6 dhe 7 korrik 2026 në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Shkolla Verore u organizua nga Departamenti i Psikologjisë i Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim me Shoqatën e Psikologjisë Sociale Shqiptare, me synimin për të nxitur dialogun dhe shkëmbimin e njohurive mbi temat bashkëkohore të psikologjisë sociale, me fokus të veçantë marrëdhëniet ndëretnike, identitetin, paragjykimet dhe kohezionin social në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm studentë, studiues dhe profesorë nga universitetet e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ku u theksua nevoja për bashkëpunim akademik dhe ndërveprim shkencor.

Në kuadër të programit, profesorët e programit studimor të Psikologjisë të Universitetit të Tetovës dhanë kontributin e tyre përmes ligjëratave dhe diskutimeve shkencore, duke ndarë përvojat dhe rezultatet e kërkimeve të tyre në fushën e psikologjisë sociale. Pjesëmarrja në këtë aktivitet paraqet një mundësi të vlefshme për studentët dhe stafin akademik të Universitetit të Tetovës për të shkëmbyer njohuri dhe përvoja me kolegë nga universitetet e rajonit, duke nxitur bashkëpunimin shkencor, dialogun akademik dhe zhvillimin e mëtejshëm profesional.

Related Articles

Back to top button
Close
Close