LajmeMaqedoni

Rragon Adnan Azizi: Nuk na ka trembur asnjë pushtet, Shqipëria është e shqiptarëve

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar publikisht pas lajmit se ishte ndaluar nga autoritetet shqiptare në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Azizi falënderoi të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje, duke theksuar se gjatë angazhimit të tij politik nuk është zmbrapsur nga asnjë pushtet.

“Në gjithë ato vite veprimi politik, nuk na ka trembur e zbrapsur asnjë pushtet e asnjë tiran. Aq më pak këta të Open Ballkanit”, shkroi ai.

Deputeti i VLEN-it theksoi se Shqipëria nuk është pronë e askujt dhe se u përket të gjithë shqiptarëve, pavarësisht se kush është në pushtet në Tiranë.

“Shqipëria nuk është pronë e askujt. Ajo është po aq e jona sa e çdo shqiptari, pavarësisht se kush qeveris në Tiranë. Pushtetet janë të përkohshme. Shqipëria është e përhershme. Shqipëria mbetet gjithmonë e shqiptarëve!”, përfundon reagimi i Azizit.

Reagimi vjen pasi më herët u raportua se deputeti i VLEN-it ishte ndaluar në pikën kufitare të Qafë Thanës nga autoritetet shqiptare. Ende nuk ka një sqarim zyrtar nga autoritetet shqiptare lidhur me arsyet e ndalimit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close