
Prokuroria në fjalët përmbyllëse për lëndën në të cilën e akuzuar është ish-kryetarja e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska, kërkoi që Gjykata ta vlerësojë si rrethanë vështirësuese funksionin e saj gjatë kohës së kryerjes së veprës, duke vlerësuar se gjatë procedurës janë dëshmuar edhe dy veprat penale për të cilat ngarkohet. Pas paraqitjes së fjalëve përmbyllëse, Gjykata e caktoi shpalljen e aktvendimit për më 14 korrik në orën 13:00.
Prokurorja Natasha Pop Trajkova sot deklaroi se e akuzuara i ka kryer veprat si kryetare e një institucioni, detyrë themelore e të cilit është mbrojtja e interesit publike dhe parandalimi i korrupsionit.
“Prokuroria konsideron se i dëshmoi të dy veprat penale të kryera nga ana e të akuzuarës. Si rrethanë vështirësuese është ajo që e njëjta këto vepra i ka kryer si kryetare e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit”, theksoi Pop Trajkova.
Lidhur me akuzën për falsifikim kompjuterik që lidhet me marrjen e një certifikate sigurie, prokurorja theksoi se një sjellje e tillë përbën një kërcënim për sistemin e lëshimit të certifikatave për qasje në informacionin e klasifikuar.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se pse Prokuroria beson se veprimet janë kryer me qëllim, ajo theksoi se, veçanërisht për veprimin e zbulimit të një sekreti zyrtar, qëllimi lind nga provat materiale dhe verbale të paraqitura gjatë gjyqit.
Sipas saj, nga mesazhet e nxjerra të paraqitura si prova tregohet se e pandehura ishte në dijeni të konfidencialitetit të informacionit që ajo ndau me Nebojša Stojanović.
Avokati Vlladimir Tufekgjiq deklaroi pas seancës së sotme se argumentet përfundimtare të prokurorit publik bazoheshin më shumë në aspekte etike sesa në aspekte penalo-juridike të çështjes.
Avokati mbrojtës i të pandehurit, Mile Stolevski, vlerësoi se Prokuroria nuk arriti të provojë veprën penale të falsifikimit kompjuterik për të cilën akuzohet klienti i tij.
Sipas vendimit, rasti “Aditiv” tani do të zhvillohet përmes dy procedurave të ndara. Lënda e parë përfshin mbi 30 persona fizikë dhe juridikë, në mesin e të cilëve edhe ish drejtorë dhe funksionarë, të akuzuar për bashkim kriminal, keqpërdorim të pozitës zyrtare, pastrim parash dhe zbulim të sekretit zyrtar.
Lënda e dytë në të cilën është edhe ish kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, është formuar si vazhdimësi e hetimit, me aktakuzë kundër një personi (B.N) dhe propozim akuzë kundër Dimitrievskës dhe edhe dy të tjerëve (B.P.M dhe M.S.) për vepër penale “zbulim të sekretit zyrtar”.
Gjykimi në rastin “Aditiv”, filloi më 29 maj në sallën digjitale të gjyqit të Institucionit Korrektues Idrizovë.
Për rastin “Auditiv”, gjithsej janë të akuzur 32 persona fizikë dhe 5 persona juridikë . Asnjë nga të pandehurit nuk e pranoi fajësinë në seancën e parë dëgjimore. Sipas prokurorisë, shtesa kishte një çmim disa herë më të lartë se çmimi i tregut, dhe Braincode u mundësua të përfitonte një përfitim material prej 6.4 milionë eurosh. Disa nga të pandehurit morën para, i vunë në qarkullim, transferuan fonde dhe tërhoqën para në dorë në shumën prej 6.7 milionë eurosh.



