LajmeMaqedoniTopLajm

Qoku, Azizi dhe Murtezani përballen me ndalesë për hyrje në Shqipëri

Disa zyrtarë nga Maqedonia e Veriut janë përballur me ndalesë për hyrje në Shqipëri.

Bëhet fjalë për koordinatorin e grupit parlamentar të VLEN-it, deputetin Bekim Qoku, deputetin Adnan Azizi dhe Hasim Murtezanin, zëvendëssekretar i përgjithshëm në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur sot në pikën kufitare Qafë Thanë, ku ata tentuan të kalojnë kufirin me pasaporta diplomatike. Zyrtarët pretendojnë se janë mbajtur për rreth një orë në pritje, pa marrë sqarime.

Pas një ore, një pjesëtar i policisë kufitare u ka bërë të ditur se tre prej tyre mund të vazhdojnë udhëtimin, ndërsa personi i katërt që ishte me ta nuk lejohej të kalonte. Në shenjë revolte, ata vendosën të kthehen, ndërsa më pas, sipas deklarimeve të tyre, u është komunikuar se kanë ndalesë hyrjeje në Shqipëri.Sipas burimeve tona, kjo vjen pasi të njëjtit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në organizimin e protestave në Tiranë, respektivisht dyshohet se ishin angazhuar në të ashtuquajturin “Revolucioni Flamingo”.
Kujtojmë se “Revolucioni Flamingo” është një lëvizja qytetare në Shqipëri, e cila nisi në fund të majit 2026 si protestë kundër ndërhyrjeve në zonën e mbrojtur të Laguna e Nartës, Zvërnec dhe projekteve të zhvillimit në Ishulli i Sazanit, por më pas u shndërrua në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Related Articles

Back to top button
Close
Close