LajmeMaqedoni

MF: 2,4 milionë euro të reja për kompanitë vendore! Mbështetja për investime arrin në 235,8 milionë euro

Ministria e Financave kumtoi se ka transferuar 148,6 milionë denarë, apo 2,4 milionë euro të reja drejt Bankës Zhvillimore, të dedikuara për mbështetjen e investimeve të kompanive vendore.

Me këtë transfer, sipas Ministrisë, shuma totale e mjeteve të plasuar në ekonominë vendore për realizimin e investimeve ka arritur në 14,5 miliardë denarë, ose 235,8 milionë euro.

Nga Ministria bëjnë të ditur se buxheti i përgjithshëm për mbështetjen e kompanive vendore është 250 milionë euro, ndërsa cikli i investimeve pritet të arrijë rreth 300 milionë euro.

Mjetet u ofrohen kompanive përmes bankave afariste me kushte të favorshme, me normë interesi prej 1,95% në vit, afat kthimi deri në 15 vjet dhe periudhë faljeje deri në 3 vjet, me qëllim nxitjen e investimeve private dhe rritjen ekonomike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close