LajmeSport

Arbeloa merr drejtimin e klubit londinez deri në vitin 2029

Fulhami ka zyrtarizuar emërimin e Alvaro Arbeloas si trajnerin e ri të skuadrës, me ish-mbrojtësin spanjoll që ka firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2029.

43-vjeçari merr drejtimin e klubit londinez pas largimit të Marco Silvës, kontrata e të cilit përfundoi në fund të sezonit të kaluar. Emërimi i Arbeloas vjen pas një “dominoje” të bujshme në stolat e trajnerëve: Silva mori drejtimin e Benficas në vend të Jose Mourinhos, ndërsa ky i fundit u rikthye te Real Madridi, duke zëvendësuar pikërisht Arbeloan.

Fulhami e mbylli sezonin e kaluar në vendin e 11-të në Premier League dhe shpreson që me teknikun spanjoll të nisë një cikël të ri.

Arbeloa u promovua në krye të ekipit të parë të Real Madridit në janar të vitit 2026, pas largimit të Xabi Alonsos.

Më herët ai kishte punuar me sukses në akademinë e klubit madrilen dhe kishte drejtuar edhe Real Madrid Castillan.

Në periudhën e tij te “Los Blancos”, Arbeloa arriti ta çojë skuadrën deri në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, e mbylli sezonin në vendin e dytë në La Liga dhe u eliminua në fazën e 1/8-ave të Kupës së Mbretit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close